PSG bën gati ofertën e radhës për Milinkovic-Savic, por Tare kërkon më shumë

Sergei Milinkovic-Savic është në listën e shumë klubeve të mëdha në Europë, ndërsa së fundi Paris Saint Germain ka bërë një tjetër hap për të mundësuar transferimin e tij në kryeqytetin francez.

Leonardo ka telefonuar homologun e tij te Lazio, Igli Tare dhe i ka shprehur gatishmërinë për të paguar 60 milionë euro kesh për kartonin e mesfushorit serb, shifër kjo e konsideruar e ulët nga pala bardhekaltër.

Presidenti Lotito kërkon 100 milionë euro për kartonin e Milinkoviç-Savic, ndonëse e ka të qartë që në kushtet e krizës së shkaktuar nga pandemia, nuk do të ketë mundësi të përfitojë njësoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim priten kontakte të tjera mes palëve, pasi klubi i Lazios kërkon të marrë kohë dhe njëkohësisht të mos shpërqendrojë mesfushorin në këtë fazë finale të sezonit, ku do të provohet triumfi në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?