PSG bën gati propozimin e frikshëm, 25 milionë euro në sezon për Zidane

PSG arriti që të bindte Mbappe për të qëndruar në Paris, ndërkohë që tashmë misioni është gjetja e një trajneri fitues.

Sipas “Sportmediaset” Nasser Al-Khelaifi dhe Zidane kanë pasur një takim së bashku ditën e henë, ku thuhet se sheiku i klubit francez i ka ofruar ish-trajnerit të Real Madrid një pagë prej 25 milionë euro në sezon, e cila do ta shndërronte atë në teknikun më të paguar në botë, ku momentalisht është Simeone i Atletico Madrid me një pagë prej 24 milionë euro në sezon.

PSG ka vërtetuar se paratë nuk janë aspak problem për ta. Gjithsesi mungon ende një përgjigje pozitive nga Zidane që është në pritje të marrjes së drejtimit të Francës nëse do të largohet Deschamps.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?