PSG bën gati super planin për të bashkuar Ronaldon me Messin

Paris Saint Germain po planifikon një lëvizje për të rrëmbyer yllin e Manchester United, Cristiano Ronaldo në Francë për të zëvendësuar Kylian Mbappe në largim. Kjo lëvizje mund të ndodhë përfundimisht me skadimin e kontratës së Mbappes në kryeqytetin francez ndërkohë që CR7 ka  mosmarrëveshje me trajnerin e përkohshëm të United, Ralf Rangnick.

Nëse Ronaldo dëshiron të largohet nga Old Trafford, më pak se 12 muaj pas kthimit në ish-klubin e tij, PSG do të ishte destinacioni i tij më i mundshëm pasi nuk kishte luajtur kurrë më parë në ligën franceze. Ai gjithashtu do të bashkohej me Lionel Messin për herë të parë ndonjëherë në një kombinim të dy prej më të mëdhenjve të të gjitha kohërave një mundësi reale.

Gjithçka varet, megjithatë, nga largimi i Mbappe nga parisienët në fund të sezonit, teksa mund të ndodhë dhe një bashkim me yllin tjetër Erling Haland, duke formuar një dyshe ëndrash në Madrid

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?