PSG bën goditjen e parë në merkato, firmos me mesfushorin e Portos
Paris Saint-Germain mbyll transferimin e parë në merkato. Bëhet fjalë për Vitinha, mesfushor i skuadrës së Portos. 22-vjeçari, së fundmi është bërë pjesë e kombëtares së Portugalisë dhe shihet si talent me shumë prespektivë.
Klubi parisien do të paguajë plotë 40 milionë euro, aq sa është dhe klauzola e lojtarit. Futbollisti mbërriti sot në Paris për të kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të zgjidhë detajet e fundit dhe më pas do të firmos kontratën për 5 sezone. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

