PSG/ Cavani i papërmbajtshëm… katër gola në pjesën e parë!
Edinson Cavani ka ofruar spektakel ne ndeshjen e Paris SG ne fushen e Caen, duke shenuar kater gola ne pjesen e pare te ndeshjes se fituar 6-0 te premten ne mbremje ne kuadrin e javes se 5-te te Liges 1.
Fale kesaj fitoreje, Paris SG ka marre provizorisht kryesimin e Liges 1 me 10 pike dhe me nje golavarazh me te mire se Monaco dhe Nice. Ndersa Caen, me 6 pike, ndodhet ne vendin e 10-te.
Ne historine e golave, me 4 realizime ne nje pjese loje, Cavani eshte me i mire se Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shenuar te vetmin 4-golesh me PSG ndaj Troyes, ne javen e 30-te te sezonit te kaluar (9-0), por pas pjeses se pare.
Ne Caen (Stade Michel d’Ornano): Paris SG mund Caen 6 – 0 (4-0)
Spektatore: 17.000
Arbiter: C. Turpin
Shenues:
Paris SG: Cavani (12, 23 p., 38, 45+1), Lucas (67), Augustin (78)
KOHA JONË SONDAZH

