PSG dhe Nejmar s’kanë mëshirë, tërmet 8 ballë ndaj Dijon (VIDEO)

PSG i ka kthyer në “show” ndeshjet e kampionatit francez. Skuadra e Unai Emeri ka shkatërruar pa mëshirë ekipin e Dijon me rezultatin 8-0. Parizienët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar katër gola. Di Maria shënoi fillimisht dopietë, më pas erdhi radha e Kavanit dhe Nejmar.

Sulmuesi brazilian ishte në një ditë magjike pasi në 45 minutat e dyta shënoi dhe 4 gola të tjerë duke kompletuar “pokerin” personal. Në minutat e fundit kishte kohë edhe për Mbape për të shënuar emrin në listën e shënuesve. PSG mban vendin e parë me 56 pikë, 11 më shumë se Lion i vendit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?