PSG do ta paguajë Messin edhe nëpërmjet “simboleve” të tifozëve
Lionel Messi do të paguhet me simbolet e tifozëve të PSG, të lançuar nga Socios. Klubi parisian ka dhënë një sqarim me anë të një njoftimi. Në fakt bëhet fjalë për një formë të re të monedhës digjitale.
“Në vitin 2018, Paris Saint-Germain ishte pionier i blockchain, duke u bërë marka e parë sportive që u bashkua me Socios.com. Që atëherë, Paris Saint-Germain dhe Socios.com kanë punuar krah për krah për të zhvilluar mënyra novatore.
Për tifozët gjëra më të mëdha po vijnë. ‘Fan Token’ u ofron miliona tifozëve të Paris Saint-Germain në të gjithë botën mundësinë për t’u përfshirë në mënyrë krijuese në jetën e klubit.
Emocioni i krijuar nga ardhja e lojtarëve të rinj gjatë merkatos së verës ka bërë që vëllimet e tregtimit të “Fan Token” te PSG-ja të rriten. Në ditën e prezantimit të Messit arritën 1.2 miliard dollarë”, shkruhet në deklaratë. /R.Lika-Koha Jone/