PSG e ka harruar Mbappe-n, shifrat e Dembele këtë sezon janë të frikshme

Pas lamtumirave të Lionel Messit, Neymar dhe Kylian Mbappé, në Paris u frikësuan se kishin humbur shumë. Ousmane Dembélé, megjithatë, po i bën të gjithë të mendojnë se kanë gabuar.
Anësori sulmues francez po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij dhe këtë gjë e tregojnë dhe statistikat. Një rritje e frikshme, falë edhe Luis Enrique-s dhe pozicionit të ri që ka krijuar për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili tashmë është bërë vdekjeprurës në zonën e rreptësisë.
Ai ka shënuar 23 gola në 28 ndeshje të luajtura deri më tani, por statistikat për vitin 2025 janë vërtet mbresëlënëse: në tetë ndeshje të luajtura, Dembélé ka shënuar 15 gola. 15 gola në 37 ditë, të paktën një në çdo ndeshje.
Seria filloi më 5 janar me golin që vendosi Superkupën e Francës dhe vazhdoi në kampionat me 8 gola në katër ndeshje, ndërsa në Champions ka shënuar 6 në 3 ndeshjet e fundit. Dopieta e fundit ndaj Brest do e ndihmojë PSG që të kalojë në fazën tjetër. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

