PSG e nis me fitore kampionatin, Vitinha mund Nantes

Paris Saint-Germain e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Ligue 1, duke marrë tre pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Nantes.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga mesfushori Vitinha, i cili në e 67-të të ndeshjes shfrytëzoi hapësirën në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje të fortë. Topi u devijua nga mbrojtja vendase dhe e befasoi portierin Anthony Lopes, që nuk arriti ta ndalte.

Pavarësisht përpjekjeve të Nantes për të reaguar, PSG menaxhoi mirë lojën dhe ruajti avantazhin deri në fund. Kështu, kampionët e Francës e nisin me fitore kampionatin, duke dhënë sinjal të qartë se mbeten favoritët kryesorë për titullin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?