PSG firmos marrëveshjen 50 milionë euro me sponsorin e ri, por në prezantim mungon Mbappe

PSG ka mbyllur një marrëveshje trevjeçare me firmën e veshjeve të përditshme GOAT. Ky slogan do të shfaqet në mëngët e fanellës së sezonit të ardhshëm, ndërsa së bashku me Qatar Airëays do të jenë dy sponsorët kryesorë të parisienëve. Nga marrëveshja me GOAT, PSG do të përfitojë 50 milionë euro për tre vitet e ardhshme.

Gjithsesi ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se në reklamën e zyrtarizimit të kësaj marrëveshje mungon Kylian Mbappe. Francezi mbetet i paqartë në aventurën që do të ndërmarrë sezonin e ardhshëm pavarësisht interesit të madh të Real Madrid.

PSG këmbëngul ta mbajë lojtarin për shumë vite, për ta shndërruar në një ikonë të klubit, ndërkohë që vetë 23-vjeçari duket se është lëkundur dhe shpeshherë ka theksuar se ende nuk e ka marrë një vendim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?