PSG fiton me “manita” ndaj Lille, rikthehet te goli edhe Messi (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka arritur që të marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Lilles mbrëmjen e kësaj të diele, në takimin e raundit të 23-të.

Ishte mbrojtësi Danilo ai i cili zhbllokoi rezultatin e këtij takimi, duke shënuar në minutën e 10-të. Kundërpërgjigja e vendasve erdhi vetëm 18 minuta më pas, me Botman që i dha barazimin momental ekipit të Lille.

Kimpembe dyfishoi rezultatin për PSG-në, ndërkohë që më pas do të rikthehej te goli edhe Lionel Messi. .

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fraksionin e dytë, Danilo shënoi golin e dytë personal në minutën e 51-të dhe në të njëjtën kohë i dha golin e 4 ekipit të tij. As Mbappe nuk e mbylli këtë përballje pa shënuar, pasi në minutën e 67’, falë asistit të Verratit, francezi e çoi në 5 kuotën e golave të Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Mobile Reklama

PSG shkon në kuotën e 56 pikëve në krye të renditjes së Ligue 1, 13 më shumë se Marseille e vendit të dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?