PSG fiton me përmbysje ndaj St Etienne, Messi jep dy asistë (VIDEO)

PSG u rikthye te fitoret në Ligue 1, teksa triumfoi me përmbysje 3-1 ndaj St Etienne. Miqtë shënuan të parët me Bouanga që në minutën e 16-të, por ekuilibrat në rezultat u kthyen në fundin e fraksionit të parë falë golit të Mbappesë, që u shërbye nga Messi.

Sapo nisi pjesa e dytë argjentinasi dha një asist edhe për Mbappë që dërgon topin në rrjetë. Sulmuesi francez, pas dygolëshit të shënuar ndihmoi edhe Danilon në minutën e 52-të për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?