PSG fiton me përmbysje ndaj St Etienne, Messi shkëlqen me 3 asistë (VIDEO)

PSG në kampionat vijon me një ecuri rekord duke marrë një fitore tjetër në transfertë 1-3 kundër St Etienne. Sergio Ramos më në fund bëri debutimin me skuadrën pariziene.

Neymar gjeti golin në minutën e pestë, por VAR-i e anuloi. Vendasit morën kaluan në avantazh në minutën e 25-të me anë të Bouanga, por në minutat e fundit të fraksionit të parë Timothee Kolodziejczak u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Mbappe.

Leo Messi krosoi bukur nga goditja e dënimit dhe Marquinhos realizoi me kokë duke rikthyer baraspeshën. PSG më pas do të gjente avantazhin vetëm në minutën e 78-të me Di Marian që shfrytëzoi një tjetër asist të Messit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Neymar pësoi një dëmtim të rëndë tre minuta më vonë dhe u largua nga fusha me barelë. Në minutat shtesë erdhi edhe goli i tretë. Messi dha assitin e tretë në këtë ndeshje, pasi shërbeu për kapitenin Marquinhos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?