PSG fiton me “poker” ndaj Montpellier, 3 gola për 3 minuta (VIDEO)
Paris SG rrëmben fitoren e tretë radhazi në Ligue 1. Parisienët triumfuan me lehtësi 4-0 ndaj Montpellier, teksa tashmë gjenden në vendin e parë me 43 pikë, 3 më shumë se Lille që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Ndeshja mori një tjetër rrjedhë që në minutën e 19-të, pasi Omlin la me 10 futbollistë Montpellier. PSG përfitoi nga avantazhi numerik duke kaluar në avantazh që në minutën e 34-t me Mbappe.
Më pas në fillimin e pjesës së dytë do të kishte 3 minuta të zjarrta për ekipin e Pochettinos. Nga minuta e 60-të deri në të 63-ën, PSG shënoi tri gola të tjerë me Neymar, Icardin dhe Mbappe. /R.Lika-Koha Jone/