PSG fiton me vuajte duelin direkt ndaj Marseille, 3 pikë larg titullit (VIDEO)
PSG ka arritur një fitore të madhe 2-1 ndaj Marseilles së vendit të dytë, duke qenë tashmë vetëm një fitore larg nga titulli kampion.
Në minutën e 12-të, Verrati lëshoi një pasim të gjatë për Neymar, i cili me një prekje të bukur nxjerr jashtë loje portierin duke e dërguar topin në kuadrat. Miqtë gjithsesi do të barazonin shifrat në minutën e 31-të me Duje Caleta-Car që përfitoi nga një gabim i portierit Donnarumma në zonë.
Kylian Mbappe në shtesën e pjesës së parë riktheu ekipin e tij në avantazh duke realizuar 11-metërshin e fituar pas një prekje të topit me dorë në zonë. Marseille gjeti barazimin në minutat e fundit, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Tashmë skuadra e Pochettinos ka 74 pikë në vendin e parë, plotë 15 më shumë se Marseille, kur mbeten dhe 6 javë nga fundi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

