PSG fluturon për në Madrid, së bashku me ekipin është edhe … Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka udhëtuar mëngjesin e sotëm me PSG-në drejt kryeqytetit spanjoll dhe pritet të jetë i gatshëm për duelin që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

PSG ka bërë publike edhe listën përfundimtare të lojtarëve që janë të grumbulluar për tu përballur me Real Madrid në Champions League, teksa në mesin e tyre është edhe Kylian Mbappe.

Francezi dje pësoi një goditje të rëndë në stërvitje. Ai u transferua menjëherë në një spital në periferi të Parisit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore dhe ekzaminimet e para sqaruan se nuk ka frakturë në këmbën e majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas asaj që raportohet, sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për trajnerin Mauricio Pochettino për të luajtur në “Santiago Bernabeu”. Pa Mbappe misioni i kualifikimit do të bëhej shumë më i vështirë për ekipin francez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?