PSG heq muralen dhe ndalon shitjen e fanellave të Kylian Mbappe

PSG ka hequr imazhin e Mbappes nga stadiumi “Parce de Prince”, ndërkohë që ka ndalur dhe shitjen fizike apo online të fanellës së tij. Ky është kapitulli i radhës i zhvillimeve në lidhje me konfliktin me lojtarin francez që vijon të rezistojë për rinovimin.

Mbappe aktualisht po stërvitet vetëm me të ashtuquajturit “të padëshiruarit” dhe është jashtë skuadrës në pritje të zhvillimeve në merkato. Futbollistit i skadon opsioni i rinovimit më 31 korrik, ndërkohë që ka refuzuar dhe ofertën e ardhur nga Arabia Saudite.

PSG kërkon 250 milionë euro për yllin e tyre, një shifër që për momentin asnjë ekip në Europë nuk është gati që ta paguajë. Real Madridi, klubi i përcaktuar për të ardhmen e fenomenit pret me dinakëri dhe i vetëdijshëm për faktin se sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë parisienët do të ulin pretendimet.

Në fakt, një lamtumirë me kosto zero nuk mendohet absolutisht nga Al-Khelaifi, i cili ka investuar plotë 180 milionë euro për ta marrë Mbappe nga Monaco. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP