PSG humbet Sergio Ramos për 4 javë, “buzëqesh” Kosova

PSG ka dalë  me një deklaratë për shtyp së fundmi në lidhje me situatën e dëmtimit të Sergio Ramos. Mbrojtësi do të mungojë edhe në 4 javët e ardhshme, teksa nuk do të grumbullohet as me Spanjën për sfidat ndaj Suedisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Në listën e lojtarëve që nuk janë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës (21:00) kundër Strasburgut, figuron edhe ish-kapiteni i Realit.

“Sergio Ramos gradualisht po rifillon stërvitjen, ai pritet të kthehet në fushë pas ndeshjeve ndërkombëtare. Problemet muskulore e kanë penguar Ramos që të luajë që nga muaji maj, kur ishte në fushë ndaj Chelsea-t në Stamford Bridge. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP