PSG i bën një super ofertë Mbappe, 100 milion euro shpërblim për qëndrimin

Paris Saint-Germain i ka bërë një ofertë të re Kylian Mbappe për të pranuar qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm. 23-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero nga PSG-ja, me gjigantët spanjollë të Real Madrid që po tentojnë me çdo mënyrë për të nënshkruar me francezin.

Mbappe ka refuzuar një sërë ofertash për rinovim me PSG-në deri më tani, por parizienët janë të vendosur të mbajnë sulmuesin, i cili ka shënuar 156 gola në 205 ndeshje për klubin që kur u bashkua nga Monaco në vitin 2017.

“Le Parisien” raporton se të PSG-ja janë të përgatitur për ta bërë Mbappe-n lojtarin më të paguar në botë, duke i ofruar atij një marrëveshje të re 2-vjeçare me vlerë 960,000 euro në javë pa taksa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbappe do të merrte edhe një pagesë nënshkrimi prej rreth 100 milionë eurosh për të qëndruar në Parc des Princes. Përfaqësuesit e Mbappes ende nuk i janë përgjigjur ofertës, por PSG raportohet se është optimiste për të bindur sulmuesin që të mbetet në klub pas diskutimeve pozitive me agjentët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?