PSG i “mbingopur” me futbollistë, 7 prej tyre bëjnë gati valixhet në janar

Paris Saint Germain është një rast unik në të gjithë Europën. Pas merkatos së bujshme të verës, ku në ekip u afrua edhe Leo Messi, francezët kanë tashmë në skuadër plot 33 futbollistë, një numër shumë i lartë ky në krahasim me klubet e tjera.

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e PSG tashmë po punojnë që në merkaton e verës të heqin disa elemente që nuk i bëjnë punë trajnerit Mauricio Pocchettino.

Janë plot 7 lojtarët që duhet të gjejnë një ekip të ri, dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe Mauro Icardi dhe Rafinha. Me valixhet gati janë edhe: Abdou Duiallo, Layvin Kurzawa, Cilin Dagna, Eric Junior Dina-Ebimbe dhe Sergio Trigo, që duhet të largohen në janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?