PSG i mbyll derën Donnarumma-s, e lë sërish jashtë skuadrës

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mbetet pezull. Portieri i Paris Saint-Germain po stërvitet i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës së parë, ndërsa pret të qartësohet destinacioni i tij, vetëm 10 ditë para mbylljes së merkatos.

Disa klube europiane kanë sondazhuar kushtet për një marrëveshje, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare, as për klubin, as për përfaqësuesit e portierit të kombëtares italiane. Situata pritet të ndryshojë vetëm nëse klubet e interesuara rishikojnë planet e tyre për repartin e portierëve në ditët e fundit të merkatos.

PSG është i hapur për largimin e Donnarummas dhe ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh. Megjithatë, me kontratën e tij që skadon në verën e ardhshme, shuma e kërkuar ka gjasa të ulet nëse një marrëveshje nuk arrihet shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?