PSG ka gati planin për të bindur Mbappe që mos të largohet në verë

Drejtuesit e PSG nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga Kylian Mbappe. Sulmuesi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me Real Madridin që vijon të ushtrojë presion për ta pasur në skuadër.

Pavarësisht kësaj, apo faktit se PSG po mbyll një tjetër sezon zhgënjyes në arenën europiane, drejtuesit parisienë janë të bindur se kanë gati planin për të bindur Mbappe-n të qëndrojë në Paris të paktën edhe për një sezon tjetër.

Kylian ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe sipas medieve franceze, PSG ka vendosur se nuk do t’i përgjigjet asnjë oferte në drejtim të lojtarit dhe diçka e tillë i është komunikuar edhe vetë sulmuesit.

Presidenti i PSG ka edhe objektiva të tjerë që Mbappe të qëndrojë, por përsëri në Francë ka skepticizëm, pasi me një vit kontratë të mbetur, shpenzime të tilla duhet të jenë për një projekt afatgjatë

SHKARKO APP