PSG ka shpenzuar 1.2 bilionë euro për të arritur në finalen e Championsit
PSG ka shpenzuar shifrën astronomike të 1.2 bilionë eurove për të arritur deri në finalen e Champions League. Francezët kanë bërë gjithçka vetëm për të arritur majat e futbollit evropian.
Ekipi francez kishte arritur vetëm dy herë deri në gjysmëfinalen e Championsit, teksa duhet të ktheheshim pas në sezonin 1994-95, për ta parë në këtë fazë, Tashmë pas shumë përpjekjesh Tuchel arriti të siguronte një biletë për në finalen e madhe të Lisbonës. Blerja më e madhe ka qenë padyshim Neymar për shifrën rekord në historinë e transferimeve, 222 milionë euro.
Pas tij qëndron Kylian Mbappe me 185 milionë euro nga skuadra e Monacos. Shumë më inferiore janë shifrat e shpenzuara për Cavanin 60 milionë euro, apo edhe për Icardin dhe Di Marian, disi më pak. Shpenzime të mëdha ndër vite që bënë që PSG të hetohej nga UEFA për shkelje të Fair Play Financiar, por që do të shpëtonte. /R.Lika-Koha Jone/