PSG kërcënon 5 futbollistë për t’i çuar në ligën e pestë
Paris Saint-Germain ka vendosur që të marrë masa drastike ndaj futbollistëve që nuk janë në planet e klubit dhe që duhet të largohen.
Sipas L’Equipe, klubi francez ka kërcënuar futbollistët: Ander Herrera, Layvin Kurzaëa, Julian Draxler, Rafinha, Thilo Kehrer, Idrissa Gueye dhe Mauro Icardi, teksa mund t’i dërgojë te skuadra e Nacional, që luan në ligën e pestë franceze.
7 futbollistë për momentin stërviten veçmas, pasi nuk janë në planet e trajnerit Galtier. /Koha Jonë/