PSG kërkon përforcime në Itali. Në sulm për Hakimi dhe Theo Hernandez

Edhe pse çështja e trajnerit ka shqetësuar disi ambientin te PSG, drejtuesit duan të përforcojnë ekipin me më të mirët për të patur shanse që të fitojnë Champions League.

Leonardo dëshiron dy goditje për mbrojtjen që të stabilizojë krahët dhe emri i parë në listë është ai i Hakimi.

Interi po tundohet për ta shitur pasi do të sakrifikojë një big në merkato, por nuk pranon oferta cash për më pak se 55 mln Euro.

Për krahun tjetër sërish nga Seria A, Leonardo shënjestron Theo Hernandez i cili shkëlqeu me Milanin këtë vit dhe ndryshe nga zi-kaltërit, Maldini nuk ka nevojë të shesë një nga yjet e ekipit, por përpara një oferte prej 40-45 mln euro mund të tundohet.

Sezonin e kaluar, Theo dhe Hakimi ishin dy anësorët më të mirë në Itali dhe ofertat për ta nuk do të mungojnë këtë verë.

SHKARKO APP