PSG kërkon të blejë Icardin, i ofron dy super lojtarë Interit
Paris Saint Germain ka vendosur që të blejë përfundimisht kartonin e Mauro Icardit, por kërkon një formulë tjetër dhe jo “cash”
“L’Equipe” shkruan se Nasser Al-Khelaïfi ka hartuar tashmë strategjinë e tij, e cila përfshin dy nga lojtarët më të talentuar të ekipit/ Pasi e pa të pamundur për të blerë Lautaro Martínezin, përparësia e të cilit është Barcelona, dhe duke e ditur që Edinson Cavani do të largohet me kosto zero, PSG kërkon të mbajë Icardin, i cili ka shënuar 20 gola këtë sezon.
Parizienët janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë të rëndësishëm: Draxler kushton 36 milionë euro, ndërsa Paredes vlerësohet 40 milionë euro. Tani mbetet për t’u kuptuar nëse të dy janë pëlqyer nga Antonio Conte, i cili ka strategji të qarta për lojtarët që bëjnë pjesë në skemën e tij.