PSG lodhet me Neymar, e nxjerr në shitje në merkaton e verës
Nasser Al-Khelaifi duket se është lodhur me Neymar, pasi në 5 sezone ka dështuar të përmbushë pritshmëritë dhe nuk ka mundur të kontribuojë në objektivin e klubit për të triumfuar në Europë.
Sheiku i francezëve ka dalë në përfundimin se braziliani paguhet më shumë se ajo se çfarë ofron në fushën e lojës, pa harruar në këtë mes edhe dëmtimet e shpeshta, raportin jo shumë të mirë me shokët e skuadrës apo edhe problemet jashtë fushe ku shpeshherë sulmuesi përfshihet.
PSG do ta nxjerrë në treg Neymar dhe merkaton e ardhshme 30-vjeçari do t’i ofrohet klubit që mbush më së shumti arkën e kryeqytetasve. PSG pretendon minimalisht 100 milionë euro.
KOHA JONË SONDAZH

