PSG “luan tenis” ndaj Clermont, Mbappe dhe Neymar shkëlqejnë më tripleta (VIDEO)
PSG ka arritur një fitore të thjeshtë 6-1 mbrëmjen e sotme ndaj Clermont. Skuadra e Pochettinos kaloi në avantazh që në minutën e 6-të, kur pas një asisti nga Lionel Messi, Neymar do t’i dhuronte avantazhin miqve. Në minutën e 19-të do të ishte Mbappe që do të dyfishonte shifrat pas një tjetër asisti nga Messi.
Clermont tentoi të reagonte dhe shënoi golin e vetëm në minutën e 42-të me Dossou, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-2. Deri në minutën e 71-të përballja do të vazhdonte me të njëjtin rezultat, deri në momentin kur Mbappe do të fitonte një penalti, e cila u ekzekutua nga Neymar.
3 minuta më pas francezi do të shënonte golin e dytë personal, pasi u shërbye nga Neymar dhe të katërtin për ekipin e PSG-së, teksa në minutën e 80-të realizoi “hat-trick”.Goli i fundit nga parizienët në ndeshjen e mbrëmjes së kësaj të shtune u realizua nga Neymar 7 minuta nga fundi i duelit.
KOHA JONË SONDAZH

