PSG merr vendimin për të ardhmen e sulmuesit Mauro Icardi

PSG ka vendosur që të mbajë sulmuesin Mauro Icardi sipas asaj që shkruan L’Equipe. Skuadra franceze ka gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin argjentinas, por ka një problem me akordin mes lueve.

Leonardo nuk ka ndërmend të paguajë 70 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Ai u ka kërkuar drejtuesve të Interit që të paguajnë më pak. Zikaltrit nga ana tjetër, pavarësisht problemeve me COVID-19 nuk do të ulin tarifat.

Largimi i Edinson Cavanit në verë ka bërë që francezët të duan të bindin futbollistin argjentinas. Teksa mund të arrihet një marrëveshje gjatë verës, për një shifër më të ulët se 70 milionë euro.

SHKARKO APP