PSG mund Bordeaux dhe shkon në +10 në krye të renditjes (VIDEO)
Paris Saint Germain nuk di të ndalet në Ligue 1, duke marrë fitoren e radhës ndaj Bordeaux për tu ngjitur në kuotën e 34 pikëve, plot 10 më shumë se Lens i vendit të dytë.
Braziliani Neymar shënoi dy herë në pjesën e parë, me dy asiste të Kylian Mbappe, ndërsa në të dytën ishte vetë sulmuesi i talentuar francez që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e tretë në portën e Bordeaux.
Vendasit u zgjuan shumë vonë dhe gjetën golin e parë me Elis në minutën e 79-të, ndërsa në shtesë Niang rihapi takimin, por nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen.
KOHA JONË SONDAZH

