PSG mund lehtësisht Lille-n, Icardi s’di të ndalet së shënuari (VIDEO)
Paris Saint Germain mundi me lehtësi Lillen 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 14 dhe u ngjit në kuotën e 33 pikëve, plot 11 më tepër se Marseille e vendit të dytë.
Në “Parc des Princes” u rikthye si titullar braziliani Neymar, që la pas dëmtimin, ndërsa sfidën e zhbllokoi Mauro Icardi, që shënoi pas një asisti të Gueye në minutën e 17-të.
Në të 31-tën ishte një tjetër argjentinas, Angel Di Maria, që shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e marrë nga gjermani Julian Draxler dhe shënoi golin e dytë.
Pjesa e dytë ishte me raste të shumta për të dy skuadrat, teksa trajneri Tuchel hodhi në fushë edhe Mbappe e Cavanin, por rezultati nuk ndryshoi.