PSG ndalet në klasiken ndaj Marseille, VAR anulon dy gola (VIDEO)
Klasikja e futbollit francez, Marseille-PSG, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dhe me dy gola të anuluar. As prania në fushë e Messit nuk ndihmoi skuadrën e Pochettinos ta fitonte takimin, me argjentinasin që mbeti në hije.
Perez për PSG dhe Milik për Marseille gjetën golin, por që do të anulohej me VAR. Fati ishte me vendasit në minutën e 57-të, kur pas ndërhyrjes së sistemit VAR ndërhyrja e gabuar e Hakimit u konsiderua për karton të kuq, si lojtar i fundit.
Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, duke i lënë ndoshta të gjithë të kënaqur, edhe tifozët në Velodrome.
KOHA JONË SONDAZH

