PSG ndalet në një rezultat të çmendur ndaj Amiens (VIDEO)
PSG nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 4-4 në transfertën ndaj Amiens për javën e 25-të në Ligue 1. Ishte një ndeshje e çmendur, nga të dyja skuadrat që tregojnë “fytyra” të ndryshme në dy pjesët e lojës.
Ndeshja nisi në malore për skuadrën parisiene që e pa veten në disavantazh që në minutën e 5-të, teksa Sehrou Guirassy shënoi pas një sulmi të shpejt. Në minutën e 29-të, Kakuta shënoi një super gol me një goditje me të majtën që do të shkonte në trekëndësh. Vendasit nuk u mjaftuan me kaq, teksa në minutën e 40-të, Diabate do të shënonte për herë të tretë në portën e mbrojtur nga Navas. Në kohën shtesë të pjesës së parë Ander Herrera shkurtoi diferencën, duke i dhënë zemër shokëve të tij për të realizuar super përmbysjen.
17-vjeçari Tanguy Kouassi u bë protagonist duke shënuar dy gola në harkun e 5 minutave në pjesën e dytë, ndërkohë që në minutën e 74, Mauro Icardi shënoi edhe golin e përmbysjes pas një pasimi fantastik të Bernat. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan, teksa do të realizonin golin e barazimi në minutat shtesë me protagonist Guirassy. Ky rezultat nuk ndikon aspak te PSG që ruan kryesimin me 62 pikë, 13 më shumë se Marsielle. /R.Lika-Koha Jone/