PSG në alarm, Messi dhe Mbappe mungojnë në stërvitje
PSG merr një goditje të dyfishtë nga infermieria. Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë munguar në stërvitjen e së enjtes dhe rrezikojnë që të mungojnë në duelin e radhës në kampionat kundër Lille.
Për sulmuesin francez, dihet prognoza pasi ende vuan nga një infeksion në vesh por ajo që shqetëson më shumë është Messi. Arsyeja e mungesës së argjentinasit në stërvitje mbetet për t’u përcaktuar dhe nuk përjashtohet të ketë rishfaqur problemet fizike që e ndalën në javët e para tê kampionatit.
Marco Verratti, Sergio Ramos dhe Leandro Paredes do të mungojnë me siguri, pasi ende janë duke u rikuperuar nga dëmtimet. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

