PSG nuk heq dorë nga super talenti Mbappe, bën gati propozimin e radhës

Goli i Kylian Mbappe në ndeshjen e parë kundër Realit, ka ringjallur shpresat në Francë për një rinovim të mundshëm. Sipas informacioneve të RMC Sport, PSG po vijon bisedimet për ta bindur futbollistin me një ofertë të kënaqshme. 45 milionë euro në sezon, mendohet se do të jetë propozimi i radhës.

Oferta është e ngjashme në aspektin ekonomik, me atë që Mbappé refuzoi gjatë muajit gusht, pak para negociatave mes Real Madridit dhe PSG-së. Për momentin, francezi është i fokusuar vetëm te fusha e blertë dhe më pas do të mendojë dhe për të ardhmen e tij.

Nga Katari mesazhi është i qartë: PSG do të përpiqet të rinovojë me Mbappen deri në fund. Ekipi parizian është i vetëdijshëm se zgjatja e kontratës me super talentin është një çështje shumë e rëndësishme, pasi projekti i PSG sillet rreth figurës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-futbollisti i Monacos ndërkohë ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm. Dëshira e tij ka qenë gjithmonë që të bashkohet me Realin dhe duket se një gjë e tillë do të ndodhë në verë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?