PSG nxjerr në shitje fanella speciale për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit

PSG, që po vazhdon të mbështesë trupën e mjekëve dhe infermierëve që janë në linjën e parë në betejën ndaj pandemisë së Covid-19.

Klubi parisien ka hedhur në treg fanellën “Tous Unis” (të gjithë të bashkuar), e disponueshme në dyqanet zyrtare me logon “Assitance Publique”. Fondet e mbledhura do të shërbejnë për të ndihmuar operatorët shëndetësore në përballimin e krizës aktuale, sot dhe në të ardhmen.

Deri tani janë mbledhur rreth 200 mijë euro, që do të shkojnë për infermierët e spitaleve të Parisit. 1500 fanella janë hedhur në treg me çmimin 175 euro secila.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?