PSG nxjerr në shitje Neymar-in, Barcelona gati të përfitojë

Paris Saint Germain kërkon të mbajë me çdo kusht Kylian Mbappe, ndërkohë që për Neymar është gati që të negociojë. Lajmin e bujshëm e raporton gazeta “L’Equipe”, që nënvizon se skuadra franceze ka ulur madje ndjeshëm çmimin e brazilianit.

Bëhet fjalë për një shifër që vërtitet rreth 170 deri në 180 milionë euro, por duke parë situatën e vështirë të krijuar nga pandemia e koronavirusit, klubi katalanas do të kërkojë që ta ulë edhe më shumë çmimin duke përfshirë në negociata një mes Coutinho, Rakitic dhe Vidal.

PSG ndërkohë është gati që të pranojë edhe pagesa me disa këste, duke ndryshuar krejtësisht qëndrim nga sezoni kaluar, që kërkonte 222 milionë euro në tavolinë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP