PSG nxjerr në shitje Neymar, madje i vendos edhe çmimin

Neymar ka edhe tre vite kontratë me PSG-në, por francezët janë të gatshëm ta shesin sulmuesin brazilian për shkak se nuk janë shumë të kënaqur nga rendimenti i tij.

Sky Sport shkruan se PSG ka vendosur edhe çmimin yllit të tyre. PSG pranon të futet në bisedime për të paktën 90 milionë euro. Një shifër që tingëllon e lartë duke marrë në konsideratë krizën ekonomike, dhe faktin se Barcelona që e kërkonte në të kaluarën nuk ka më një fond tillë.

Kampionët e Ligue 1 po mendojnë për largimin e disa lojtarëve ne verë, me synim ndërtimin e një ekipi që të garantojë fitimin e Champions League që është kthyer në një fiksim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?