PSG piketon yllin e United për të zëvendësuar Mbappe në verë
PSG është e vetëdijshme se nuk mund të presë më shumë për Kylian Mbappé. Sipas informacioneve të L’Équipe, francezi ka lënë pezull gjithçka për të ardhmen e tij.
Nga Parisi këmbëngulin se ka ende opsione që ai të rinovojë, ndërsa Real Madridi ka besim se ai do të nënshkruajë me ta qershor. Ajo që është e qartë, për momentin është fakti se gjatë janarit nuk pritet të ketë asnjë zhvillim të ri në prag të duelit mes dy ekipeve në Champions.
Zërat për zëvendësuesin e mundshëm të tij nuk mungojnë. Sipas The Times”, Marcus Rashford është një nga pretendentët për të zënë vendin e Mbappe. Forma e futbollistit anglez në fakt nuk ka qenë më e mira e mundshme, pasi ai ka realizuar vetëm 3 gola në 15 ndeshje. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

