PSG rikthehet në Paris pa Mbappe, shkak u bë kontrolli anti-doping

Ditën e djeshme ishte një mbrëmje aspak e mbarë për PSG. Të mposhtur nga Dortmund në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, parisienët u kthyen në aeroport pa Kylian Mbappe.

Sipas gazetës “Le Parisien”, Mbappe duhej të qëndronte për një kohë më të gjatë pasi u përzgjodh për testim të rastësishëm të dopingut.

Në përputhje me protokollin e UEFA-s, ai duhej të priste që të përfundonte testi i detyrueshëm dhe më pas të lidhej me shokët e tij të skuadrës në aeroport pasi u dërgua me transport privat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?