PSG sfidon edhe Realin, futet në garë për transferimin e Haaland
Paris Saint Germain do të jetë një shqetësim në merkato jo vetëm për Barcelonën, por edhe për Barcelonën. Klubi parisien sipas asaj që shkruan gazeta spanjolle Marca, kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Kylian Mbappe i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG-në dhe po mendon seriozisht largimin me Realin e Madridit që qëndron në “pole position” për yllin francez.
Për t’iu kundërpërgjigjur Realit, PSG po përgatit një ofertë monstruoze për yllin e ri të Dortmundit, Haaland i cili ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në këtë sezon të Bundesligës dhe pëlqehet nga shumë klube të mëdha. Norvegjezi kushton mbi 100 milionë euro, teksa për ta marrë në bazë të klauzolës duhet të presin vitin e ardhshëm.