PSG shkatërron Bordeaux dhe blindon kreun, Messi sërish nuk shënon (VIDEO)
Pas disfatës eliminimit nga Championsi, PSG është rikthyer te suksesi në kampionat ndaj Bordeaux. Skuadra e Pochetinos fitoi pastër 3-0, duke u afruar gjithmonë e më shumë me titullin.
I pari që hapi llogaritë e sfidës ishte Kylian Mbappe në minutën e 24. Sulmuesi pas një asisti të Wijnaldum u gjend brenda zonës së rreptësisë dhe me një goditje të menjëhershme shënoi golin numër 15 në Ligue 1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Neymar do të shënonte golin e dytë. Braziliani nuk e pati aspak të vështirë të realizonte me portën thuajse të zbrazur pas pasimit perfekt të Hakimit nga krahu i djathtë.
Më pas për të vulosur gjithçka do të mendonte Paredes, që do të realizonte në trekëndëshin e portës. PSG “blindon” vendin e parë në kampionat me 65 pikë, 15 më shumë se ndjekësit më të afërt, Nice, ndërsa nga ana tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

