PSG shkatërron edhe Marsejën, hipotekon titullin në Francë (VIDEO)
PSG nuk fal askënd në Francë. Skuadra e Unai Emeri ka mundur 3-0 Marsejën në super ndeshjen e javës së 27-të. Në një duel të mbushur me kartonë të verdhë, është Kilian Mbape që zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të.
Në minutën e 27-të Rolando e dërgoi topin gabimisht në portën e tij, duke i dhënë një avantazh të dyfishtë parizienëve. Në pjesën e dytë është Kavani që realizoi dhe golin që vulosi fitoren.
PSG ngjitet në kuotën e 71 pikëve, 14 më shumë se Monako i vendit të dytë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

