PSG shkatërron United dhe hipotekon kualifikimin, Roma i falet dopietës së Zaniolos (VIDEO)
PSG ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në çerekfinale të Champions League. Edhe pse me mungesa të shumta, skuadra e Tuchel ka arritur që të fitojë 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola dhe raste shënimi, në të dytën, skuadra franceze gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Kimpembe dhe Mbappe i japin PSG një fitore që i jep shumë siguri për duelin e kthimit.

- Asnjë gol në 45 minutat e para në të dyja duelet. “Djajtë e Kuq” ishte për pjesën më të madhe në zotërimin e topit, por rastin më të rrezikshëm e kishte Mbappe në minutën e 28-të, teksa nuk arriti që të shënonte përballë portierit De Gea duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
- 53′ 0-1 PSG më në fund ka arritur që të zhbllokojë duelin ndaj Manchester United. “Djajtë e Kuq” janë befasuar nga një goditje nga këndi duke lënë të lirë Kimpembe, i cili mposhti portierin De Gea.
- 60’ 0-2 United duket i shokuar nga goli i pësuar, teksa do të pësonin edhe të dytin. Pas një kundërsulmi të shpejt, Di Maria jep një pasim magjik për Mbappe, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.

Roma ka arritur që të marrë një fitore 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në “Olmpico” ndaj Portos, duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit. Skuadrës verdhekuqe nuk i kanë mjaftuar dy golat e super talentit Zaniolo, pasi Adrian Lopez realizoi goli që i jep shpresa ekipit të tij. Me një sukses minimal do të kalonte skuadra portugeze nëse fiton në ndeshjen e kthimit.
-
- 70’ 1-0 Roma më në fund ka gjetur golin e avantazhit në “Olimpico”. Talenti Zaniolo godet mjaft mirë me të djathtën duke arritur që të mposhtë Casillas
- 76’ 2-0 Zaniolo nuk di të ndalet. Sulmuesi i talentuar i verdhekuqve shënoi edhe golin e dytë, teksa dërgoi topin në rrjetë pas një goditje në shtyllë të Dzekos
- 79’ 2-1 Skuadra portugeze shkurtoi menjëherë diferencat. Pas një aksioni të gjatë, Adrian Lopez do të shënonte, i ndihmuar dhe nga një përgjumje e vendasve
KOHA JONË SONDAZH

