PSG transferon portierin Chevalier nga Lille, sinjale për largimin e Donnarumma-s

Lucas CHEVALIER of Lille during the French Ligue 1 McDonald's football match between Lille and Lyon at Stade Pierre-Mauroy on November 1, 2024 in Lille, France. (Photo by Baptiste Fernandez/Icon Sport)

Sipas raportimeve të fundit nga Footmercato, Paris Saint-Germain ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e portierit të talentuar Lucas Chevalier nga Lille, duke sinjalizuar në mënyrë të qartë fundin e epokës së Gianluigi Donnarummas në klubin parisien.

Bisedimet për rinovimin me gardianin italian janë bllokuar, ndaj drejtuesit e PSG-së, të udhëhequr nga Luis Campos, kanë vendosur të veprojnë me shpejtësi për të siguruar një zëvendësues, duke befasuar të gjithë me ritmin e negociatave.

Chevalier, i lindur në vitin 2001 dhe një nga portierët më premtues të futbollit francez, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Europës. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi një bazë verbale për 40 milionë euro, shifër që PSG ka pranuar me qëllimin për të shmangur një tjetër rast si ai i Mbappe, i cili u largua falas drejt Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me transferimin e Chevalier, PSG bën një zgjedhje strategjike: beson te një profil i ri, vendas dhe me potencial afatgjatë. Nga ana tjetër, Donnarumma, i vlerësuar gjithashtu 40 milionë euro, është tashmë në radarët e Galatasaray, Chelsea, Manchester United, si dhe disa klubeve nga Liga Saudite. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?