PSG turpërohet nga Monaco, por ruan kreun e renditjes (VIDEO)
Paris Saint-Germain pësom një tjetër humbje të rëndë ndaj Monacos në kampionat, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon. Skuadra e Pochettinos u turpërua në shifrat 3-0.
Takimi u zhbllokua në minutën e 25-të, me Ben Yedder do të shënonte golin e parë të Monacos, pas një asisti të marrë nga Fofana.
Në fraksionin e dytë, Volland do të shënonte golin e dytë për vendasit, ndërkohë që 7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ben Yedder do të vuloste suksesin për Monacon,.
Në këtë ndeshje mungoi Lionel Messi, për shkak se është sëmurë sipas klubit parisien. Monaco pas fitores së sotme ngjitet në vend të shtatë me 44 pikë të grumbulluara, ndërkohë që PSG mbetet në krye me 65 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

