PSG vendos për blerjen e Mauro Icardit, por e kërkon me ulje çmimi
Interi është një nga skuadrat më aktive në merkato, edhe pse në fakt transferimet ende nuk janë hapur. Skuadra zikaltër pritet të ketë jo vetëm afrime, por edhe largime. Mauro Icardi, është njëri prej atyre që pritet të marrë valixhet përgjithmonë nga Milano, teksa PSG është gati që të paguajë vlerën e klazuolës, por jo në vlerën 70 milionë euro që u ra dakord në momentin e huazimit.
Pezullimi i kampionateve për shkak të COVID-19 ka shkaktuar humbje të mëdha ekonomike për të gjitha shoqëritë, ndaj francezët do të përgatitin një ofertë tjetër: 50 milionë euro plus 10 milionë bonuse (që nuk mund të arrihen lehtësisht). PSG ka nxituar për këtë ofertë, duke patur parasysh se më 31 maj skadon marrëveshja e nënshkruar mes klubeve për huazimin e Icardit.
Tashmë topin kalon në fushën e Interit, që duhet të vendosë nëse duhet ta pranojë një shifër më të ulët krahasuar me atë të fiksuar në marrëveshje. Në këtë rast nuk përjashtohet as mundësia e një marrëveshje të fshehtë mes Juventusit dhe klubit parisien, për sulmuesin argjentinas.