PSG vendos rregulla të reja, u ndalon lojtarëve Cola Cola dhe Ice Tea

PSG ka yje pafund, por ka nevojë për shumë rregull e disiplinë. Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Luis Campos ka punësuar një nutricionist në klub.

Ky i fundit do të punojë me kohë të plotë pranë kampionëve të Francës dhe menjëherë ka ardhur vendimi i tij i parë, i cili mund të mos u ketë pëlqyer lojtarëve.

Askush nuk do të konsumojë më pije Coca Cola apo Ice Tea në vaktet që do të konsumojnë së bashku gjatë kohës që janë të grumbulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sektori i të ushqyerit dhe dietologjisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në sport dhe te PSG nuk duan të mbeten pas në këtë aspekt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?