Publikohet formacioni më i mirë i Botërorit të Klubeve, dominojnë Chelsea dhe PSG

Chelsea ka hyrë në histori si fituesja e parë e edicionit të ri të Botërorit të Klubeve me 32 skuadra, duke triumfuar në finalen e zhvilluar ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0. Me këtë sukses, skuadra londineze siguron titullin prestigjioz të Kampiones së Botës për klubet, i cili do të mbajë vlerë për katër vitet e ardhshme.

Kjo fitore e rëndësishme e ngjit Chelsea-n në majën e futbollit botëror për klube, ndërsa në nder të saj, për katër vite me radhë, fanella e ekipit do të mbajë stemën zyrtare të kampionit botëror.

Ndërkohë, platforma “DAZN” ka publikuar formacionin më të mirë të turneut, ku bien në sy disa zgjedhje interesante:

Swiss Digital Desktop Reklama

Portier: Bono (Al-Hilal)

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtja: Hakimi (PSG), Marquinhos (PSG), Thiago Silva (Chelsea), Cucurella (Chelsea)

Mesfusha: Vitinha (PSG), Enzo Fernández (Chelsea)

Mesfushor të avancuar: Pedro Neto (Wolves), Cole Palmer (Chelsea)

Sulmi: Arias (Fluminense), Garcia (Real Madrid) – ky i fundit fitues i Këpucës së Artë të turneut

Edicioni i ardhshëm i Botërorit të Klubeve është planifikuar të zhvillohet në vitin 2029, ndërsa FIFA nuk ka zyrtarizuar ende vendin pritës të këtij evenimenti.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?