Publikohet videoklipi i Kupës së Botës, Era Istrefi dhuron spektakël (VIDEO)

Më në fund erdhi momenti i shumëpritur. Për herë të parë është publikuar videoklipi i këngës zyrtare të këngës së Botës. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në bashkëpunimin me Uill Smith dhe Niki Xhem kanë bashkuar forcat për të sjellë super hitin e kësaj vere.

“Live it Up” është një këngë që e ka të garantuar suksesin gjatë kësaj vere, falë të qenit ritmike, në qendër të vëmendjes për shkak të futbollit, sportit më të përhapur në mbarë botën, e gjithashtu për pjesëmarrësit në të.

Prodhim i producentit Diplo, kënga është e gjitha në anglisht, por ajo që të bie në sy është zëri kumbues i Era Istrefit në refren, teksa ajo është dhe pjesa qendrore e këngës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënga është publikuar në “Youtube” nga Niki Xhem dhe pritet të jetë hiti më i dëgjuar i verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?